Sociale 2025-12-12 08:23:00 Nga VNA

Meloni nxjerr në ankand dhuratat zyrtare, mes tyre edhe shalli i Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Meloni nxjerr në ankand dhuratat zyrtare, mes tyre edhe shalli i Edi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vendosur të nxjerrë në ankand të gjitha dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit, përfshirë edhe shallin që i ka dhuruar kryeministri shqiptar Edi Rama për 48-vjetorin e saj.

Sipas ligjit italian, Meloni nuk mund të mbajë dhurata me vlerë mbi 300 euro, ndaj më shumë se 270 objekte do të shiten për publikun. Vlera totale e tyre llogaritet rreth 800 mijë euro, raportojnë mediat italiane.

Dhuratat ruhen aktualisht në një dhomë të Palazzo Chigi dhe do të menaxhohen nga shtëpia e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë. Lista e plotë ende nuk është publikuar, por përfshin sende nga takime dhe samite ndërkombëtare.

Dhurata më e hershme vjen nga G20 në Bali në vitin 2022: një veshje tradicionale e grave së Kerala-s, dhuruar nga presidenti indian Narendra Modi. Ndër sendet e tjera janë një statujë prej pëlhure nga deputeti Michele Emiliano, dy byzylykë metalikë, katër piktura, një pjatë metalike, një varëse, unazë dhe vathë.

Në ankand do të dalin gjithashtu një palë këpucë “pitoni blu” nga një stiliste saudite, vazo, bizhuteri dhe një shkrim i vendosur në një valixhe të kuqe. Koleksioni përfshin edhe tapete nga Libia dhe vende të tjera arabe, një komplet çaji prej porcelani nga Viktor Orbán dhe një ciotolë qeramike e dhuruar nga Joe Biden.

Pjesë e ankandit është edhe kostumi tradicional i dhuruar nga ish-kryeministri rumun Marcel Ciolacu.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news