Sociale 2025-08-12 11:46:00 Nga VNA

Shqipëria “nën flakë”, 50 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes paralajmëron rrezik të lartë në pyje

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria “nën flakë”, 50 vatra zjarri në 24

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë evidentuar 50 vatra zjarri, nga të cilat 19 mbeten ende aktive dhe po shkaktojnë shqetësim në disa qarqe.

Situata paraqitet kritike në Vlorë, ku zjarri vazhdon pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, me ndërhyrje të fuqishme të Forcave të Armatosura dhe mjeteve ajrore ndërkombëtare, përfshirë helikopterë Black Hawk dhe avionë Canadair. Po ashtu, vatra aktive shfaqen në qarqet Berat, Tiranë, Dibër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës dhe Korçë.

Banorët e disa zonave si Poliçani dhe Rrogozhina janë evakuuar për shkak të përhapjes së flakëve pranë banesave. Autoritetet vijojnë operacionet e shuarjes me mbi 1080 forca operacionale dhe 82 mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga helikopterë dhe avionë nga Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kroacia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Greqia.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO), për sot nuk priten reshje dhe niveli i rrezikut në pyje mbetet “i lartë” në të gjitha qarqet, me zona me rrezik “shumë të lartë” në Shkodër Jug, Lezhë Veri dhe Elbasan Perëndim.

Temperaturat do të arrijnë deri në 41°C, duke kërkuar nga qytetarët maksimal kujdes dhe bashkëpunim për të raportuar çdo vatër zjarri pranë autoriteteve.

Video

Shpërthim me lëndë plasëse në Lagjen Arra e Madhe në Shkodër, një person i plagosur. Lajmi në përditësim…

Ish-deputetja Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme pasi pritet të zhvillohet seanca paraprake për shqyrtimin e dosjes penale Meta-Kryemadhi. Dy ish-bashkëshortët dhe 3 bashkë të pandehur të tjerë akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes së aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 01:30 të natës në bulevardin “Ismail Qemali”, ku i riu, që punonte si kamarier, po kthehej nga puna kur u përplas për vdekje nga një automjet tip Porsche, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi rreth 200 km/orë. Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, drejtuesi i mjetit, Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është arrestuar nga policia, pasi u konstatua se ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Familjarët e 17-vjeçarit janë thellësisht të tronditur. Gjyshi i të ndjerit ka reaguar me dhimbje, duke thënë se nipi i tij po kthehej nga puna dhe ka kërkuar drejtësi për humbjen e jetës së tij.

Live nga Tempulli i Demokracisë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news