Sociale 2026-03-13 19:34:00 Nga VNA

Rama përjashton dy gazetarë nga konferenca: Ambrozia Meta “karton i kuq përgjithmonë”, nxirret jashtë edhe Isa Myzyraj

Ndaje në Whatsapp
Rama përjashton dy gazetarë nga konferenca: Ambrozia Meta

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama, ku pas një debati me gazetaren Ambrozia Meta situata është përshkallëzuar jo vetëm në sallën e konferencës, por edhe në korridoret e Kryeministrisë.

Debati mes kryeministrit dhe gazetares Meta u transmetua live në televizione, por sipas vetë gazetares, tensioni vijoi edhe pasi konferenca u ndërpre.

Në një intervistë pas incidentit, Meta tregoi se kryeministri i kërkoi të largohej nga konferenca dhe se përplasja vazhdoi në korridor.

“Në momentin që ka ndërprerë konferencën, ka dalë dhe më ka thënë që duhet të dalësh jashtë nga konferenca. Në momentin që unë kam shkuar për të dalë jashtë, për të mos e agravuar më shumë situatën, ka qenë një punonjës i Gardës që nuk donte të më lejonte të dilja, sepse në ato momente Rama ishte duke kaluar në korridor. Dhe unë i kam kërkuar ta hap derën sepse për sa kohë që më kërkoi daljen nga konferenca, unë doja të largohesha. Në këto momente jemi përballë sërish në korridor, ku kryeministri më ka thënë që je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat. Pra më ka nxjerrë jashtë. Pra kam marrë karton të kuq në Kryeministri, nuk mund të hyj më në konferencat e tij”, deklaroi gazetarja.

Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që kryeministri përjashton gazetarë nga aktivitetet e tij me median.

Situata është përshkallëzuar edhe më tej kur në korridor ndodhej edhe gazetari Isa Myzyraj. Duke parë praninë e tij pranë Ambrozia Metës, Rama ka reaguar duke e nxjerrë jashtë edhe atë nga konferenca, ndonëse Myzyraj nuk kishte bërë ende asnjë pyetje gjatë aktivitetit.

Ngjarja ka shkaktuar reagim edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH).

Në një deklaratë publike, AGSH dënoi përjashtimin e gazetares Ambrozia Meta nga konferencat për shtyp të kryeministrit, duke e cilësuar këtë një precedent të rrezikshëm për lirinë e medias dhe aksesin në informacion publik.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon përjashtimin përgjithmonë të gazetares Ambrozia Meta nga konferenca për shtyp, një veprim që përbën një precedent të rrezikshëm për kufizimin e aksesit të gazetarëve në informacion publik dhe përjashtimin selektiv të mediave nga aktivitetet institucionale”, thuhet në reagim.

Organizata thekson se institucionet publike kanë detyrimin të garantojnë akses të barabartë për të gjithë gazetarët dhe se përjashtimi selektiv cenon standardet demokratike dhe transparencën institucionale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news