Sociale 2025-08-30 15:08:00 Nga VNA

Përkujtohet kryengritja e Malësisë së Madhe kundër diktaturës

Ndaje në Whatsapp
Përkujtohet kryengritja e Malësisë së Madhe kundër

Në Vermosh u shënua 80-vjetori i pushkatimit të Prekë Calit dhe 13 bashkëluftëtarëve të tij nga regjimi komunist, ngjarje e njohur si Kryengritja e Malësisë së Madhe kundër diktaturës.

Historianë, klerikë dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë e cilësuan këtë përvjetor si kujtesë të një prej episodeve më të dhimbshme të historisë shqiptare. Famullitari i Bajzës, padër Vitor Demaj, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, ndërsa Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, akuzoi klasën politike se në tri dekada demokraci nuk ka marrë asnjë hap real për dënimin e krimeve të komunizmit.

Nga ana tjetër, kryetari i ish-të përndjekurve politik në Kelmend, Nik Doni, ngriti shqetësimin për mungesën e lejes së rindërtimit të kullës së shkatërruar të Prekë Calit, duke e parë këtë si një padrejtësi të qëllimshme ndaj figurës së tij.

Pas disfatës së kryengritjes, Prekë Cali u strehua në një shpellë në Vukël me 15 të tjerë, por u dorëzua përmes ndërmjetësimit të një kleriku, me shpresën se do t’i shpëtonte dhunës. Komunistët nuk mbajtën fjalën: më 25 mars 1945, ai dhe shokët e tij u pushkatuan. Për vite me radhë, malësorët e Kelmendit u përballën me dhunë, tortura e dënime nga diktatura e Enver Hoxhës.

Sot, për ta, Prekë Cali mbetet simbol i qëndresës dhe i luftës për liri.

Video

Ti nuk numëron veten, se po ta numëroje do ishin 13 milion. Hy e dil.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Mjekë e spitale ka. Mungojnë menaxherët.

Ministrja premton në Lezhë shërbime onkologjike me të njëjtin standart si në Onkologjikun në Tiranë. Lezhianët nuk dinë nëse duhet të gëzojnë apo të tmerrohen nga ky premtim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news