Sociale 2025-08-29 10:41:00 Nga VNA

Stuhi dhe përmbytje në horizont: Parashikimi i sinoptikanit grek për Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
Stuhi dhe përmbytje në horizont: Parashikimi i sinoptikanit grek

Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnaoutoglou, paralajmëron fenomene të motit ekstrem në disa zona të Shqipërisë perëndimore dhe veriperëndimore, si dhe në veri të detit Jon dhe në kufijtë perëndimorë të Greqisë, nga Janina deri në Follorinë.

Në edicionin e tij të përditshëm në YouTube, Arnaoutoglou njofton se nga mesdita e së shtunës priten reshje të dendura shiu, stuhi me vetëtima dhe breshër i fuqishëm. Ai paralajmëron se fenomenet do të vazhdojnë gjatë pasdites, në orët e vona të natës dhe deri të dielën në mesditë.

Sinoptikani thekson se zonat e ulëta janë më të rrezikuara nga përmbytjet, duke bërë thirrje për kujdes maksimal ndaj banorëve dhe turistëve që ndodhen ose do të shkojnë në këto zona.

Video

Ti nuk numëron veten, se po ta numëroje do ishin 13 milion. Hy e dil.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Mjekë e spitale ka. Mungojnë menaxherët.

Ministrja premton në Lezhë shërbime onkologjike me të njëjtin standart si në Onkologjikun në Tiranë. Lezhianët nuk dinë nëse duhet të gëzojnë apo të tmerrohen nga ky premtim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news