Sociale 2026-02-22 12:40:00 Nga VNA

Infrastruktura urbane në Zonën e 21-shit, alarm për sigurinë publike

Ndaje në Whatsapp

Një situatë problematike e infrastrukturës urbane në Zonën e 21-shit në Tiranë ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë publike dhe standardeve teknike në kryeqytet. Kabllot e operatorëve të internetit, telefonisë dhe energjisë elektrike shihen të vendosura në mënyrë të çrregullt, të ekspozuara dhe pa mbrojtje të dedikuar, duke krijuar një rrjet kaotik mbi fasada dhe përgjatë rrugëve të lagjes.

Infrastruktura urbane në Zonën e 21-shit, alarm për sigurinë

Sipas ekspertëve të sigurisë, kjo situatë përbën rrezik potencial për zjarr, qark të shkurtër dhe aksidente për këmbësorët, ndërsa vështirëson ndjeshëm edhe ndërhyrjet emergjente. Çdo ndërhyrje e re teknike është shtuar mbi instalimet ekzistuese, pa një standard të unifikuar dhe pa koordinim të plotë institucional.

Disa vite më parë, Bashkia Tiranë ndërmori një aksion për sistemimin e kabllove ajrore dhe eliminimin e të ashtuquajturave “rrjeta merimangë”, por banorët e zonës shprehen se problematika është rikthyer, duke dëshmuar mungesë monitorimi dhe qëndrueshmërie në zbatimin e masave.

Infrastruktura urbane në Zonën e 21-shit, alarm për sigurinë

Një tjetër shqetësim mbetet parkimi kaotik, i cili ka ngushtuar rrugët dhe mund të pengojë kalimin e mjeteve të emergjencës në raste zjarri, tërmeti apo urgjencash mjekësore. Sipas specialistëve, çdo minutë në situata të tilla është jetike dhe infrastruktura aktuale mund të shkaktojë vonesa të rrezikshme.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thekson se çështja nuk është vetëm urbanistike, por lidhet drejtpërdrejt me sigurinë publike dhe përgjegjësinë institucionale. Ai propozon vendosjen e një standardi unik teknik për instalimet, kontroll periodik me penalitete për shkelësit, planifikim të mirëfilltë të parkimeve në zonat e dendura dhe inspektim të detyrueshëm të objekteve të amortizuara.

Infrastruktura urbane në Zonën e 21-shit, alarm për sigurinë

Ndërkohë, banorët kërkojnë ndërhyrje konkrete dhe afatgjata, duke theksuar se siguria në lagje nuk duhet të mbetet në nivel aksionesh sporadike, por të trajtohet si prioritet i përhershëm i administrimit urban.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news