Sociale 2026-02-22 17:55:00 Nga VNA

Bllokohet aksi Librazhd–Pogradec/ Prokuroria nis hetimet, në fokus kompanitë e Artan Sakos dhe Agim Kolës

Ndaje në Whatsapp
Bllokohet aksi Librazhd–Pogradec/ Prokuroria nis hetimet, në fokus

Prej më shumë se 24 orësh juglindja e vendit është e paralizuar dhe qindra qytetarë kanë qëndruar orë të gjata në trafik për shkak të bllokimit tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec.

Lidhur me shembjen e aksit të rrugës, Prokuroria e Elbasanit ka nisur kryesisht hetimet për të identifikuar personat përgjegjës.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përgjigje të interesimit të mediave të ndryshme, bën me dije se ka filluar kryesisht procedimin penal për dëmtimet që kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale ‘Shpërdorim i detyrës’, ‘Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike’, ‘Shkatërrimi i rrugës’, ‘Ndotja e ajrit, ujit apo tokës’, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 258, 155 dhe 201 të Kodit Penal”, njoftoi prokuroria.

Këtë të diel është bërë këqyrje nga ekspertët përkatës në prani të forcave të policisë dhe janë fiksuar provat përmes filmimeve dhe fotografimeve, për të patur një qartësi të gjendjes së rrugës dhe pasojave që kanë ardhur tek qytetarët nga shembja.

Çështja do të hetohet nga një grup hetimor. Prokurorët pritet të marrin praktikat e tenderave dhe do të kalojnë në sitë kompanitë që po ndërtojnë rrugën.

Aktualisht punimet po kryhen nga kompania 2T, që zotërohet në masën 50 për qind nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryebashkiak i Tepelenës. Më herët Gramoz Sako ka drejtuar Gardën e Republikës.

Kompania tjetër është “ANK”, zotërohet në masën 100 për qind nga Agim Kola, lidhje familjare e biznesmenit Rrok Gjoka.

Rruga Librazhd-Pogradec vijon të jetë e bllokuar pas problemeve të krijuara me shembjen, ndërsa pritet të hapet një by pass i përkohshëm për kalimin e automjeteve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news