Sociale 2025-12-15 07:26:04 Nga VNA

50% e bizneseve japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

Ndaje në Whatsapp
50% e bizneseve japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje

Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të fundit nga Barometri i Ballkanit, të cilat tregojnë përkeqësim të perceptimit të bizneseve në Shqipëri lidhur me pagesat e parregullta, pavarësisht se pjesa më e madhe e shërbimeve po kalon online.

Në vitin 2024, rreth 41% e bizneseve shqiptare shpreheshin se “priren të pajtohen” ose ishin “plotësisht dakord” me pohimin se është e zakonshme të paguhen pagesa apo dhurata shtesë për të mbaruar punët me zyrtarët. Në vitin 2025, kjo përqindje shkon në 50%, me rritje 9 pikë përqindje brenda vetëm një viti të bizneseve që e konsiderojnë ryshfetin si praktikë të zakonshme.

Në vitin 2024, një pjesë më e madhe e bizneseve shprehnin hapur “jo-dakord” me këtë pohim, ndërsa në 2025 pesha e atyre që “nuk janë aspak dakord” apo që “kanë tendencë të mos jenë dakord” bie, duke treguar se rezistenca ndaj normalizimit të ryshfetit po dobësohet. ( shiko grafikun e mëposhtëm).

Anketa e Barometrit 2025 tregon se klima e perceptuar e korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës në Shqipëri është përkeqësuar, pasi gjithnjë e më shumë biznese që e shohin pagesën e ryshfetit si pjesë të zakonshme të funksionimit të sistemit.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria shfaq një përkeqësim më të theksuar të ryshfetit nga 2024 në 2025. Në nivel rajonal, përqindja e bizneseve që “priren të pajtohen” ose janë “plotësisht dakord” se ryshfeti është i zakonshëm rritet nga rreth 41% në vitin 2024 në 47% në 2025, pra një rritje prej afërsisht 6 pikë përqindje. Në Shqipëri, kjo rritje është më e fortë me 9 pikë përqindje.

Bosnja kryeson Rajonin me 67 % të bizneseve që perceptojnë ryshfetin si mekanizëm në punët me administratën, pastaj Mali zi me 59 % dhe Shqipëria me 50%. Nivelin më i ulët perceptohet në Serbi me 30%.

Ndryshe nga rajoni, ku rritja e perceptimit të ryshfetit shoqërohet me një shpërndarje më të balancuar të qëndrimeve, në Shqipëri vihet re një zhvendosje më e fortë drejt pranimit të kësaj praktike.

Rritja më e fortë e perceptimit për ryshfetin në Shqipëri po shkaktohet edhe barra administrative dhe paqartësia rregullatore. Procedurat e gjata, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe interpretimi i pa-unifikuar i rregullave krijojnë hapësirë për negocim informal, ku pagesat e parregullta shihen si mënyrë për të përshpejtuar apo siguruar zgjidhje.

Bizneset që operojnë në mënyrë formale shpesh ndihen më të ekspozuara ndaj inspektimeve dhe gjobave, ndërsa informaliteti tolerohet në mënyrë selektive./Monitor

Video

Katërmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan sot në Dingle Bay, pasi anija e tyre e peshkimit doli jashtë kursit dhe mbeti e bllokuar në breg. Ata ndodheshin në një anije peshkimi me flamur francez dhe u evakuuan me sukses nga shërbimet e rojës bregdetare.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka publikuar pamje nga pritja zyrtare e delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Berlin. Në video, Merz shihet duke pritur fillimisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e informon për mbërritjen e delegacionit amerikan. Më pas, ai mirëpret përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. “Ne duam paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Na presin sfida të vështira, por jemi të vendosur të ecim përpara. Interesat ukrainase janë edhe interesa evropiane”, ka shkruar Merz.

Tensione dhe përplasje u regjistruan përpara ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit. Incidentet ndodhën jashtë stadiumit “Luigi Ferraris”, ku dy grupe tifozësh u përfshinë në përleshje pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër. Situata u përshkallëzua edhe nën tribunat e stadiumit, ndërsa sipas raportimeve u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymi. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga plazhi Bondi në Sydney, Australi, dokumenton momentin kur një qytetar ndërhyn me qetësi dhe guxim, duke çarmatosur njërin prej autorëve të sulmit të armatosur ku deri më tani raportohet për të paktën 12 viktima dhe 29 të plagosur. Sipas mediave lokale, veprimi i tij ka parandaluar humbje të tjera jete. Pamjet tregojnë se në momentin kur njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë zonës së parkimit në Campbell Parade, kalimtari iu afrua me kujdes duke përdorur automjetet e parkuara si mbulesë. Kur u gjend në distancë të afërt, ai u hodh mbi autorin, e rrëzoi përtokë dhe pas një përleshjeje fizike arriti t’i merrte armën, duke e neutralizuar. Më pas, duke ia drejtuar armën, e detyroi të tërhiqej drejt një ure, ku dyshohet se ndodhej edhe një bashkëpunëtor i dytë. Autoritetet konfirmojnë se njëri nga autorët është arrestuar dhe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa i dyti është vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë. https://www.vna.al/bota/masakra-me-12-te-vrare-ne-australi-momenti-kur-qytetari-hero-neutralizon-nj-i17891

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news