Politika 2026-02-06 17:04:00 Nga VNA

Tre akseleratorë në fjalime, dy në avari në QSUT: Revolucioni i premtimeve të Evis Salës dhe arnimet milionëshe për pajisje që lënë pacientët në ankth

Ndaje në Whatsapp

Tre akseleratorë në fjalime, dy në avari në QSUT:

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, në forumin për kancerin deklaroi se falë bashkëpunimit me Agjencinë Atomike, shumë shpejt Shqipëria do të ketë tre akseleratorë linearë funksionalë dhe një aparat modern brakiterapie. Një premtim që tingëllon si hap i madh për shërbimin onkologjik.

Problemi është se ky vizion për të ardhmen përplaset fort me të tashmen.

Ndërkohë që ministrja flet për teknologji të reja, shërbimi onkologjik në QSUT ende nuk arrin të sigurojë mirëmbajtjen e dy akseleratorëve që ka aktualisht. Këto pajisje, thelbësore për trajtimin e pacientëve me kancer, kanë pësuar vazhdimisht defekte serioze — porta që prishen, sisteme që bien, ndërprerje të trajtimeve — duke krijuar pasiguri për pacientët që varen prej tyre.

Këtë e konfirmojnë edhe vetë procedurat e prokurimit. Ministria e Shëndetësisë ka hapur një garë për zëvendësimin e disa pjesëve të akseleratorit linear me një fond rreth 262 mijë euro, me afat deri më 6 mars. Deri në përfundim të procedurave, pacientët mbeten në ankth nëse shërbimi do të funksionojë pa ndërprerje.

Në të njëjtën kohë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur një tjetër tender prej rreth 475 mijë eurosh për zëvendësimin e pjesëve përbërëse të akseleratorëve linearë në PAI-n Onkologjik, që përfshin softuer, instalime hardueri dhe shërbime teknike për pajisjet e radioterapisë.

Pra, ndërsa retorika e zonjës Sala projekton pajisje të reja, realiteti buxhetor po merret me arna për pajisjet ekzistuese.

Dhe nuk mund të flasim për një çështje thjesht teknike. Çdo vit në Shqipëri diagnostikohen rreth 7 mijë raste të reja me kancer. Vetëm kanceret e lëkurës, gjirit dhe mushkërive përbëjnë rreth 40% të këtyre rasteve. Pas këtyre shifrave janë pacientë që presin trajtim të vazhdueshëm dhe të sigurt.

Në këtë kontekst, premtimet për tre akseleratorë të rinj duken më shumë si projeksion i së ardhmes sesa zgjidhje e problemeve të së tashmes.

Sepse përpara se të numërojmë pajisje të reja, duhet të sigurojmë që ato që kemi sot të mos ndërpresin trajtimin e pacientëve.

Deri atëherë, fjalimet mbeten një hap përpara realitetit të shërbimit onkologjik.

Tre akseleratorë në fjalime, dy në avari në QSUT:

Tre akseleratorë në fjalime, dy në avari në QSUT:

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news