Politika 2026-02-15 10:17:00 Nga VNA

Të hënën prezantohet nisma, Rama konfirmon ndryshimet në reformën në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Të hënën prezantohet nisma, Rama konfirmon ndryshimet në

VNA e kishte parashikuar, por sot Rama konfirmoi procesin për ndërhyrje në reformën në drejtësi, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me pezullimin e një ministri nga detyra.

Deklarata e Ramës erdhi pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin e ministres Belinda Balluku.

Në një prononcim publik, Rama bëri të ditur se ditën e hënë, në cilësinë e deputetit, së bashku me kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, do të depozitojë një nismë ligjore për të adresuar boshllëkun e krijuar.

Sipas tij, nisma do t’i paraqitet fillimisht grupit parlamentar në mbledhjen e së hënës në mëngjes dhe prezantimi do të bëhet në prani të medias, duke garantuar transparencë të plotë për opinionin publik.

Kryeministri theksoi se çështja nuk lidhet me një person të caktuar, por me parimin e ndarjes së pushteteve kushtetuese. Ai argumentoi se një vendim gjyqësor për pezullimin nga detyra të një ministri, në kuadër të një mase sigurimi penal, prodhon efekt të barabartë me shkarkimin, pasi funksioni i ministrit është i padelegueshëm.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe gjykata ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim. Por kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrave i takon pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ dhe nuk mund të transferohet te pushteti gjyqësor”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se ndërhyrja ligjore synon të saktësojë me gërmë kufijtë e kompetencave mes pushteteve, duke kaluar përtej rastit konkret dhe duke adresuar në mënyrë të qëndrueshme boshllëkun e evidentuar. Sipas tij, reforma në drejtësi duhet të mbetet e fortë dhe e pavarur, por njëkohësisht e qartë në ndarjen e përgjegjësive kushtetuese.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news