Politika 2026-01-29 19:36:00 Nga VNA

Salianji kritikon drejtimin e PD-së pas takimit në Himarë: Po shkatërrohet demokracia e brendshme

Ndaje në Whatsapp

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas një takimi të zhvilluar në Himarë, ku ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të Partisë Demokratike dhe mënyrën e funksionimit të strukturave të saj.

Sipas Salianjit, Partia Demokratike duhet të përfaqësojë modelin e epërsisë morale përballë qeverisë, por kjo, sipas tij, po cenohet rëndë nga mungesa e demokracisë së brendshme. Ish deputeti akuzon lidershipin aktual për shkatërrimin e garave, emërimin e drejtuesve pa konsultim me anëtarësinë dhe përjashtimin e anëtarëve e drejtuesve lokalë nga proceset vendimmarrëse.

Salianji kritikon drejtimin e PD-së pas takimit në Himarë: Po

Ai bën me dije se në Himarë ka zhvilluar një takim me sekretarin e degës së PD-së, dy ish-kryetarë të degës, ish-kandidaten për kryetare bashkie dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë. Qëllimi i takimit, sipas Salianjit, ishte dëgjimi i shqetësimeve reale të demokratëve lidhur me proceset e fundit në këtë degë, të cilat ai i cilëson si farsë.

“Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat dhe të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë”, shprehet Salianji në postimin e tij.

Salianji kritikon drejtimin e PD-së pas takimit në Himarë: Po

Ai thekson se ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë, duke nënvizuar se demokratët duhet të dëgjohen dhe të vendosin vetë për partinë e tyre.

“Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale dhe pa demokraci të brendshme nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve”, përfundon Salianji.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news