Politika 2025-09-20 12:31:00 Nga VNA

Rama: “Nuk ndërhyjmë në drejtësi”, por kujtesa tregon të kundërtën. Ja disa nga deklaratat e kryeministrit që cënojnë drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Rama: “Nuk ndërhyjmë në drejtësi”, por kujtesa

“S’është fakt që ne kemi ndërhyrë në asnjë rast, në përmbajtjen e një çështjeje me të cilën është marrë drejtësia. Dhe nuk do ta bëjmë as sot dhe as nesër. Aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”, – kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Por kujtesa publike tregon se vetë Rama ka mbajtur shpesh qëndrime të drejtpërdrejta e kritika ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i përmendur me emra. VNA po rendit disa nga cenimet më flagrante, përmes deklaratave të ngjashme të kryeministrit, që janë konsideruar si ndërhyrje në punët e drejtësisë:
• 6 gusht 2025 – Rama sulmoi gjyqtarin Hazbi Balliu të Gjykatës Administrative, pasi ky i fundit i dha sigurim padie një pallati të konfiskuar nga KKT. Sipas Ramës, vendimi ishte pengesë për aksionin e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.
• 22 gusht 2025 – Gjyqtari Klarent Demiri u bë objekt kritikash, pasi Rama e akuzoi se me dy vendime të njëpasnjëshme kishte bllokuar çlirimin e një toke të zaptuar në Tiranë, duke u pozicionuar “kundër interesit publik”.
• 28 gusht 2025 – Në shënjestër ra gjyqtari Ligoraq Toshi, të cilin Rama e sulmoi pasi nuk lejoi prishjen e një objekti pa leje mes dy pallateve, duke e quajtur vendim absurd dhe në dëm të komunitetit.
• 16 shtator 2025 – Rama akuzoi prokuroren Elsa Gjeli në Shkodër për mosveprim ndaj ndërtimeve pa leje në Theth. Megjithatë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë më vonë e arkivoi rastin, duke konstatuar se nuk kishte prova për shkelje disiplinore.
• 7 maj 2024 – Rama kritikoi publikisht Prokurorinë e Tiranës, duke e akuzuar si “strehë e evazionit fiskal” dhe duke pretenduar se disa çështje të rënda ishin lënë në heshtje për shkak të lidhjeve të fuqishme të përfituesve.

Nëse këto nuk janë ndërhyrje, atëherë duket se për Ramën “fjalët publike” nuk llogariten si presion mbi drejtësinë – thjesht si një mënyrë për të bërë drejtësi me mikrofon.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news