Bota 2026-11-08 19:29:00 Nga VNA

Berlin: Aktivistët heqin flamurin gjerman dhe vendosin atë palestinez para Parlamentit, arrestohen tre persona

Ndaje në Whatsapp
Berlin: Aktivistët heqin flamurin gjerman dhe vendosin atë palestinez

 Disa aktivistë kanë hequr flamurin gjerman nga një shtizë përpara ndërtesës së Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag) dhe në vend të tij kanë vendosur flamurin palestinez.

Ky veprim është bërë në shenjë proteste kundër qëndrimit të qeverisë gjermane ndaj luftës së Izraelit në Rripin e Gazës. Aktivistët kanë kundërshtuar mbështetjen e Gjermanisë për Izraelin, duke dënuar sulmet dhe vrasjet e civilëve palestinezë në Gaza.

Pas ngjarjes, policia e Berlinit ka ndërhyrë dhe ka arrestuar tre persona të përfshirë në incident.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet ndaj tyre, pasi dyshohet se me heqjen e flamurit kanë shkelur ligjin që mbron simbolet kombëtare të Gjermanisë.

Ngjarja vjen në një kohë kur në Gjermani vazhdojnë protestat dhe kritikat ndaj politikës së qeverisë për luftën në Gaza.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news