Politika 2026-01-22 13:34:00 Nga VNA

Rama mburret nga Kuvendi se do të mbajë fjalim në Parlamenti i Izraelit, duke e paraqitur si arritje historike për një vend të vogël si Shqipëria

Ndaje në Whatsapp
Rama mburret nga Kuvendi se do të mbajë fjalim në Parlamenti i

Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama njoftoi se të hënën e ardhshme do t’i drejtohet Parlamenti i Izraelit, duke theksuar se ftesa është bërë në të njëjtin format si ai i rezervuar më herët për presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri e cilësoi këtë si një nder të veçantë për Shqipërinë, duke ironizuar kundërshtarët që — sipas tij — përpiqen të minimizojnë rëndësinë e kësaj vizite për një vend të vogël si i yni.

Në të njëjtën fjalë, Rama përdori tone ironike edhe për çështjen e “non grata”-s, duke thumbuar se për Parlamentin shqiptar ka vetëm një “kuotë” të tillë dhe se ajo është e zënë “me meritë”, ndërsa u tall me pretendimet se ky status mund të hiqet në një afat të afërt.

Deklaratat e tij rikthyen në vëmendje jo vetëm vizitën e paralajmëruar në Izrael, por edhe përplasjet politike dhe retorikën e ashpër mes palëve në Kuvend.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news