Politika 2026-01-22 11:33:00 Nga VNA

Shoqata e Infermierëve denoncon vonesën e pagave, Ministria e Shëndetësisë hesht

Ndaje në Whatsapp
Shoqata e Infermierëve denoncon vonesën e pagave, Ministria e

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj për vonesën e pagave për punonjësit e shëndetësisë, duke denoncuar mungesën e informacionit dhe heshtjen e institucioneve përkatëse.

Sipas shoqatës, infermierët dhe stafi mjekësor ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor 2025. Në një deklaratë për mediat, ajo kritikon institucionet përgjegjëse për mungesë njoftimesh dhe justifikimesh, si dhe sindikatat, të cilat sipas shoqatës, reagojnë vetëm për interesa politike ose personale, duke mos mbrojtur punonjësit.

“Punonjësit heshtin nga frika e presioneve dhe kërcënimeve për largim nga puna, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar dhe premton vetëm rritje page simbolike,” thuhet në deklaratë.

Shoqata e Infermierëve thekson se problemi i vonesës së pagave përsëritet prej vitesh, duke detyruar punonjësit e frontit të parë të presin pa fund për të marrë të drejtën e tyre financiare, ndërkohë që vazhdojnë të punojnë pa sigurimin e të ardhurave.

Reagimi

Shoqata e Infermiereve te Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me vonesën ekstreme të mos kalimit të pagës për punonjësit e Shëndetësisë. Pa asnjë njoftim dhe pa asnjë justifikim edhe pse data është 22 Janar 2026 paga e muajit Dhjetor 2025 ende nuk ju është dhēnë punonjësve të Shëndetësisë. Më e turpshme se kjo është dhe heshtja që ka kapluar çdo indivi, punonjës dhe institucion e për më tepër sindikatat inekzistente në Shqipëri që reagojnë vetëm kur kanë interesa personale apo politike për marrje kuotash ose fondesh por që punonjësit i shohin si përfitim e jo si individ për ti përfaqësuar. Heshtja e vetë punonjësve që dhe kur sju japin hakun e merituar heshtin nga frika e presioneve të vazhdueshme që ju bëhen me largime nga puna. Dhe qershia mbi tortë është heshtja e vetë Ministrisë lidhur me këtë shqetësim duke mos bërë asnjë reagim e për më tepër duke premtuar rritje page në formë lëmoshe ose si formë për tju mbyllur gojën.

Një problematikë e përsëritur prej vitesh e pa asnjë përgjegjësi e përgjegjës dhe e gjitha rëndon mbi punonjësit që rrinë me sytë nga banka kur do ju kaloj paga.

Është turp që pas kaq shumë skandalesh në Shëndetësi dhe vjedhje të pajustifikuara nuk ka akoma lëkë për tju paguar pagat punonjësve që janë fronti i parë në përballje në çdo situatë që vendi kalon.

Duke shpresuar që dikush të dalë të mbaj përgjegjësinë për këtë shpresojmë që ky fenomen të mos përsëritet më. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë; 22 Janar 2026, Tiranë

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news