Politika 2026-03-01 13:42:00 Nga VNA

Rama dhe Ambasada Franceze dënojnë sulmin ndaj Vilës 31 në Bllok

Ndaje në Whatsapp
Rama dhe Ambasada Franceze dënojnë sulmin ndaj Vilës 31 në

Ambasada e Francës në Tiranë dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar ashpër pas sulmit me molotovë ndaj Vilës 31 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ish-rezidencës së diktatorit Enver Hoxha, e cila prej vitit 2025 funksionon si rezidencë për artistë ndërkombëtarë.

Sulmi ndodhi gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës, ku pati goditje me mjete ndezëse ndaj godinës, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas autoriteteve, në ambientet e Vilës 31 ndodheshin të paktën 12 artistë të huaj, të cilët u rrezikuan nga aktet e dhunës. Godina menaxhohet nga Fondacioni Art Explora, me synim nxitjen e shkëmbimeve kulturore dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropiane.

Reagimi i Ambasadës së Francës

Në një deklaratë publike, Ambasada e Francës dënoi me forcë sulmin ndaj objektit.

“Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez. Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme. E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi”, thuhet në reagim.

Reagimi i Edi Ramës

Edhe kryeministri Rama reagoi publikisht, duke akuzuar opozitën e drejtuar nga Sali Berisha për nxitje dhune dhe vandalizëm.

“Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjioz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme.

Një sulm i verbër i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një ligësire kriminale tetëdhjetë e kusur vjeçare, që mban nga pas ca hunj gardhi me status deputeti, e që vjen vërdallë si i marri i lagjes nëpër Tiranë, ndërkohë që s’ia var më thuajse askush!

Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë arrestohen nga policia janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma të pandodhura askund në Europë me bekimin e nën hyqmin e një partie parlamentare, në selinë e të cilës nuk flitet për ide e programe, po bëhen vetëm plane dhune dhe bomba artizanale! Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës të Shqipërisë dhe turp për qeverisjen e gjyqësorit që rri e vështron sikur Shqipëria nuk është edhe atdheu i saj!”, u shpreh Rama.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta politike dhe diplomatike, ndërsa pritet që autoritetet të vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të sulmit.

Video

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Zyrën Ovale një grup pastorësh ungjillorë dhe klerikësh të krishterë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një ndihmës i tij, Trump shihet i ulur me sytë mbyllur ndërsa pastorët, luten për të dhe për ushtarët amerikanë “në këto kohë sfiduese”.

Ç’të jetë kjo “pik pik pik” që prek Borën dhe gratë e PS?

Video-animacion i publikuar nga ushtria izraelite që tregon bunkerin nëntokësor të Ali Khameneit, i ndërtuar nën kompleksin e udhëheqjes iraniane në Teheran, i cili sipas Izraelit u godit dhe u çmontua gjatë një sulmi ushtarak.

Një re e madhe tymi u pa duke u ngritur mbi horizontin e Riadit, mes konfliktit të vazhdueshëm në rajonin e Gjirit, të enjten, më 5 mars. Pamjet e filmuara nga një banor që po udhëtonte me makinë në një autostradë në kryeqytetin e Arabia Saudite tregojnë një re të errët tymi që ngrihet mbi një ndërtesë aty pranë të enjten. Arabia Saudite ka deklaruar se ka kapur tre raketa balistike të lëshuara drejt një baze ajrore, ndërsa Irani ka intensifikuar sulmet në të gjithë rajonin e Gjirit. “Tre raketa balistike të lëshuara drejt Prince Sultan Air Base u kapën dhe u shkatërruan”, njoftoi ministria saudite e Mbrojtjes në X. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news