Politika 2026-02-28 19:29:00 Nga VNA

Molotovë dhe përplasje gjatë marshimit të opozitës drejt Drejtorisë së Policisë, Berisha: Revolta popullore ka në shënjestër Ramën

Ndaje në Whatsapp
Molotovë dhe përplasje gjatë marshimit të opozitës

Protesta e opozitës në Tiranë ka vijuar me marshimin e protestuesve nga godina e Kryeministrisë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në zbatim të skenarit të paralajmëruar nga organizatorët. Në krye të protestuesve ndodhej kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetë të kësaj force politike.

Gjatë marshimit janë hedhur molotovët e parë nga protestuesit, të cilët i vunë zjarrin disa kazanëve të mbetjeve në rrugë. Në përgjigje të situatës, një kordon i madh policie është vendosur në afërsi të Drejtorisë së Policisë, për të ndaluar përparimin e turmës dhe për të garantuar sigurinë e institucionit.

Policia e Tiranës kishte njoftuar më herët se nuk merrte përsipër organizimin e protestës, ndërsa kishte marrë masa të shumta për ruajtjen e rendit dhe institucioneve. Rreth 1,300 forca policore janë vendosur në gatishmëri, ndërsa në terren ndodhen autobote me ujë, mjete zjarrfikëse dhe ambulanca për çdo eventualitet.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se protesta e sotme është një marshim revoltë për të shprehur zemërimin popullor ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës. Po shprehet zemërimi popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Për t’i thënë Ramës që jo një, por edhe 30 të largosh, do të jesh ti objekt kryesor i revoltës popullore,” u shpreh Berisha.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news