Politika 2026-02-27 21:30:00 Nga VNA

Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA-së thirrje shtetasve amerikanë: Shmangni pjesëmarrjen në tubim

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA-së thirrje shtetasve

Ambasada e SHBA në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikane që ndodhen në Shqipëri që të shmangin pjesëmarrjen në protestën e planifikuar të mbahet pasditen e së shtunës, në orën 18:00, nga Partia Demokratike.

Ambasada thekson se shpesh protestat nisin paqësore, por situata mund të ndryshojë shumë shpejt dhe të përshkallëzohet. Ambasada shton se nëse qytetarët amerikanë ndodhen në kryeqytet të qëndrojnë vigjilentë.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 28 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”. Protesta mund të shtrihet edhe në zona përreth.

Prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit priten në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestës. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personeli i Ambasadës së SHBA-së është këshilluar të shmangë pjesëmarrjen apo praninë në protestë. Ndiqni mediat lokale dhe respektoni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit.

Megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqe dhe godina qeveritare përreth, duke shkaktuar devijime, bllokime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestës. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale si prioritet”, njofton ambasada e SHBA.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news