Politika 2025-10-01 09:27:00 Nga VNA

PD intensifikon negociatat me aleatët për të gjetur kandidatin në Tiranë. Takim me Lapajn, Shabanin dhe Shehajn

Ndaje në Whatsapp
PD intensifikon negociatat me aleatët për të gjetur kandidatin

Partia Demokratike ka përshpejtuar ritmin e negociatave me aleatët e saj politikë në përpjekje për të gjetur një kandidaturë të përbashkët që do të sfidojë Ogerta Manastirliun e Partisë Socialiste në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Grupi negociator i opozitës ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të forcave të ndryshme politike jashtë Partisë Demokratike. Një ditë më parë, demokratët janë ulur në tryezë veçmas me Endri Shabanin e  “Nisma Thurje” dhe me Adriatik Lapajn nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Qëllimi i këtyre bisedimeve, sipas negociatorëve, është testimi i terrenit për një figurë të pranueshme që mund të garantojë unitet të plotë opozitar dhe të sfidojë realisht kandidaturën socialiste në kryeqytet.

Ndërkohë, mësohet se të ngarkuarit e Sali Berishës kanë parashikuar një takim edhe me ish-deputetin Agron Shehaj dhe përfaqësuesit e Partisë “Mundësia”. Në orët në vijim, PD pritet të zhvillojë bisedime edhe me Shpëtim Idrizin e PDIU-së, e cila në Tiranë përfaqësohet me një deputet.

Sipas burimeve, i vetmi që ka vendosur kushte të qarta për të vijuar negociatat deri më tani është Agron Shehaj. Ai ka deklaruar se fitorja në Tiranë është e mundur vetëm nëse opozita mbështet një kandidat që nuk vjen nga partitë politike tradicionale.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news