Politika 2025-09-30 13:36:00 Nga VNA

Kushtetuesja pezullon zgjedhjet në Tiranë, qeveria në tejkalim të Kushtetutës

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja pezullon zgjedhjet në Tiranë, qeveria në tejkalim

Gjykata Kushtetuese del kundër Qeverisë lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Sipas Kushtetueses procesi i zgjedhjeve duhet të pezullohet derisa të shprehet lidhur me kërkesën e bërë nga Erion Veliaj kundër shkarkimit nga detyra nga Këshilli Bashkiak.
“Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barazvlefshme me njoftimin publik”, tha përmes një njoftimi në WhatsApp Gjykata Kushtetuese. Ndonëse një njoftim joserioz për peshën e çështjes, Kushtetuesja tha qartë që duhet pritur vendimi i saj për rastin.
Neni 115 i Kushtetutës parashikon që kur një i zgjedhur vendor vë në lëvizje gjykatën Kushtetuese procesi pezullohet automatikisht. Efekti i pezullimit është absolut, që do të thotë se i shtrin efektet edhe ndaj aktit të dërgimit të njoftimit nga Kryeministri në Presidencë, pra edhe ky veprim është në tejkalim të parashikimit kushtetues për pezullim.
Pavarësisht kësaj, Qeveria informoi Presidentin e Republikës për vakancat e krijuara në 6 Bashki të vendit, përfshirë dhe Bashkinë e Tiranës duke kërkuar dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news