Politika 2025-09-30 12:41:00 Nga VNA

Rama dërgon në Presidencë vakancat e gjashtë bashkive, pritje për dekretin e zgjedhjeve të pjesshme

Ndaje në Whatsapp
Rama dërgon në Presidencë vakancat e gjashtë bashkive,

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar në Presidencë shkresat për vakancat në Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës. Këto bashki pritet të shkojnë drejt zgjedhjeve të pjesshme pas lëvizjeve të fundit ku disa kryebashkiakë janë zgjedhur deputetë ose ministra, ndërsa në rastin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg.

Nga momenti që shkresa ka mbërritur në tavolinën e Presidentit Bajram Begaj, ai ka afat 48 orë për të nxjerrë dekretin për organizimin e zgjedhjeve. Vendimi i Begajt pritet me interes, ndërkohë që Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news