Politika 2025-09-29 13:43:00 Nga VNA

Berisha mban ndezur vetëm akuzat për “Aruban”. Komisioni hetimor dhe kandidati për Tiranën ende në pritje

Ndaje në Whatsapp
Berisha mban ndezur vetëm akuzat për “Aruban”. Komisioni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe sot nuk la pa përmendur “dosjen Aruba”, të cilën e sheh si selinë e koordinimit të kryeministrit Edi Rama me grupet kriminale. Mirëpo, kur pyetet për hapa konkretë, si ngritja e një komisioni hetimor, kreu i PD-së duket se preferon të flasë më shumë për vendin e takimeve sesa për ndonjë dokument konkret në Kuvend. Ndërsa duket se ka humbur shpresat edhe për një bashkërendim me ndërkombëtarët.

“Ne sigurisht që insistojmë dhe do bëjmë gjithçka. Përsa u përket partnerëve ndërkombëtar, ne në tërësi konstatojmë me kënaqësi se kemi një mbështetje në këtë betejë. Sikundër ka edhe të tjerë po të faktorit ndërkombëtarë që vazhdojnë të mbështesin narkoshtetin me të gjithë fuqinë e tyre”, tha Berisha, duke i ndarë ndërkombëtarët në “të mirë” e “të këqij”, sipas shijes së momentit.

Për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës, Berisha siguroi se opozita ka disa kandidatë, edhe pse asnjë emër nuk u përmend.

“Ju garantoj se opozita sot, në këtë moment që flasim ka jo një, por disa kandidate dhe kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit”, tha ai, duke lënë publikun të hamendësojë se kush fshihet pas fjalëve.

Ndërkohë, padia e kryebashkiakut Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese po ecën me ritme më të shpejta se gjetja e kandidatit të opozitës. Sipas Berishës, ky veprim i Veliajt tregon se marrëveshja e tij me Ramën nuk është më në fuqi. Një tjetër lajm për konsum politik, derisa të vijë koha për të folur për emrat konkretë, meqë janë “disa” por që asnjë s’po del vullnetar!

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news