Politika 2025-09-28 14:10:00 Nga VNA

Opozita drejt kandidatit për Tiranën, përjashtohet vetëm Arlind Qori

Ndaje në Whatsapp
Opozita drejt kandidatit për Tiranën, përjashtohet vetëm

Të mandatuarit e Partisë Demokratike zhvilluan këtë të diel një takim me sekretarin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në kuadër të konsultimeve për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës.

Pas mbledhjes, Flamur Noka deklaroi se opozita është pranë finalizimit të kandidaturës për kryebashkiak të kryeqytetit.

“Ju siguroj që është çështje ditësh. Ne jemi opozitë dhe forcë demokratike, ndaj ndjekim hapat dhe procedurat, konsultohemi dhe më pas vendosim. Shumë shpejt do të keni emrin e kandidatit të opozitës,” – u shpreh ai, duke shtuar se nga procesi do të përjashtohet vetëm “e majta radikale e Arlind Qorrit”.

Nga ana tjetër, sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, theksoi se kandidatura opozitare do të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo e vendosur nga lart-poshtë.

“Përballë kandidates së COVID ne po zgjedhim vaksinën e duhur, e cila do shërojë njëherë e përgjithmonë kryeqytetin. Vaksina jonë ndaj COVID-it të Edi Ramës do të kthejë Bashkinë e Tiranës në shërbim të qytetarëve dhe do t’i japë fund paligjshmërisë, korrupsionit dhe krimit,” – deklaroi Blushi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news