Politika 2026-03-23 19:15:00 Nga VNA

Me një tubim modest para Kryeministrisë, Berisha shpall parlamentin “zero” dhe nis javën me thirrje për revoltë

Ndaje në Whatsapp
Me një tubim modest para Kryeministrisë, Berisha shpall parlamentin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shfaq këtë të hënë në foltoren para Kryeministrisë së bashku me një numër të kufizuar mbështetësish, në vijim të asaj që opozita e quan “qëndresë qytetare”.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal te roli i parlamentit, duke e cilësuar atë “zero”, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se refuzon çdo pyetje dhe interpelancë nga opozita dhe se nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Sipas tij, prej muajsh parlamenti nuk ushtron funksionin e kontrollit ndaj qeverisë dhe opozita nuk ka mundësi të paraqesë amendamente apo iniciativa ligjore. Berisha e quajti situatën një krizë të thellë politike dhe ftoi qytetarët të reflektojnë për gjendjen e vendit.

Ndërkohë, duke kujtuar protestën e një dite më parë, ai e përshkroi atë si një “kryengritje paqësore”, duke theksuar se opozita do të vazhdojë protestat kundër asaj që e quan “diktaturë të drogës, krimit dhe vjedhjes”.

Edhe pse retorika ishte e fortë dhe e mbushur me premtime për përmbysje, pamja para Kryeministrisë mbeti më modeste, me një tubim që më shumë ngjante me një takim të rregullt të së hënës sesa me paralajmërimin për një stuhi politike.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news