Politika 2026-02-05 13:36:00 Nga VNA

Kur Ramës e Diellës nuk i punon asgjë, Gjykata Kushtetuese i rrëzon dhe vijon gjykimin për TikTok-un

Ndaje në Whatsapp
Kur Ramës e Diellës nuk i punon asgjë, Gjykata Kushtetuese i

Në një Shqipëri që reklamohet si kampione e digjitalizimit dhe "Smart Cities", përplasja në Gjykatën Kushtetuese mes Shoqatës së Gazetarëve (AGSH), BIRN dhe Qeverisë për mbylljen e TikTok-ut, dhuroi dje një skenë që do t’i kishte zili edhe një skeç i "Portokallisë".
Ndërsa botës i prezantojmë ministren Diella, për Inteligjencën Artificiale, përfaqësuesit e qeverisë shqiptare u detyruan të pranojnë në sallën e gjyqit një realitet mesjetar. Kur AGSH kërkoi prova zyrtare se TikTok-u ishte rihapur (pas vendimit të papritur të qeverisë për të tërhequr masën e bllokimit), përgjigja ishte epike:
"Faqja e Fletores Zyrtare ka probleme teknike, ndaj vendimi është botuar me shkrim dore ditën e djeshme."
Në vendin e "e-Albania", ku çdo shërbim supozohet të jetë një klik larg, institucioni kryesor i transparencës ligjore, Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ), dorëzohet para një "error-i" në server. Duket se kur vjen puna për të mbuluar hapat e gabuar ligjorë, qeveria është gati të marrë penën dhe të shkruajë mbi letër, vetëm e vetëm që procesi të duket "i kryer".
Përtej ironisë së një shteti që "nuk i punon asgjë" online, Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim të ndërmjetëm kundër qeverisë: gjykimi vazhdon.

Edhe pse qeveria u mundua ta quante çështjen "të rënë nga fuqia" meqë TikTok-u u rihap "me shkrim dore" një natë më parë, trupa gjykuese refuzoi ta pushonte procesin. Arsyeja? Interesi publik.
Gjyqi po vijon dhe ende nuk është dhënë një vendim final nëse mbyllja e Tik Tok një vit më parë ishte apo jo abuzive.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news