Politika 2026-02-05 13:16:00 Nga VNA

Berisha sulmon GJK-në por fsheh emrat e anëtarëve “bllokues” të çështjes Balluku

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon GJK-në por fsheh emrat e anëtarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot sulmet e ashpra ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarëve të saj për zvarritjen e vendimit mbi kërkesën e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen Balluku.

Në një deklaratë me tone tejet të ashpra, Berisha e quajti sjelljen e Gjykatës Kushtetuese “shfaqjen më të turpshme në historinë e drejtësisë shqiptare dhe botërore”, duke akuzuar gjyqtarët se kanë tradhtuar jo vetëm ligjin, por edhe dinjitetin e tyre institucional.

“Patë show-n më të turpshëm në historinë e drejtësisë shqiptare e botërore të GJK-së, se si njerëzit, të vendosur nga Kushtetuta në një nga pozicionet më të larta të shtetit, provojnë se janë të degraduar e të degjeneruar në shkallë ekstreme në raport me ligjin e dinjitetin e tyre. Nuk kanë nder, dinjitet e as moral zyrtari. Janë një turp për vete, familjen dhe për një komb të tërë”, u shpreh Berisha.

Megjithatë, edhe sot, pavarësisht retorikës së ashpër, kreu i PD-së shmangu të përmendë me emra se cilët janë konkretisht anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që, sipas tij, po bllokojnë vendimin.

Kjo heshtje bie në sy, pasi në raste të tjera Berisha ka treguar gatishmëri të plotë për të identifikuar dhe etiketuar me emër gjyqtarë, prokurorë të SPAK-ut apo anëtarë të institucioneve të drejtësisë që ai i ka konsideruar të kapur apo të politizuar.

Sot, megjithatë, akuzat mbetën kolektive dhe pa adresë të saktë, duke lënë pa përgjigje pyetjen kryesore: kush janë sipas Berishës “bllokuesit” realë brenda GJK-së dhe pse nuk i thotë publikisht?

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news