Politika 2026-03-11 14:34:00 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ramën për TIK TOK: Mbyllja cënoi lirinë e shprehjes

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ramën për TIK TOK: Mbyllja cënoi

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim lidhur me lirinë e medias dhe hapësirën digjitale në Shqipëri. Në një njoftim të shpallur sot, më 11 mars 2026, Gjykata ka konstatuar se mbyllja e platformës "Tik Tok" nga qeveria ishte kundërkushtetuese, duke cënuar drejtpërdrejt lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit.

Beteja ligjore e gazetarëve

Padia u dërgua në Gjykatë nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe BIRN Albania, të cilët kundërshtuan Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 151, të datës 6 mars 2025. Ky vendim parashikonte "marrjen e masave të përkohshme" për bllokimin e platformës me argumentin e shmangies së ndikimeve negative.
Edhe pse qeveria u përpoq ta mbyllte gjykimin me pretendimin se VKM-ja ishte shfuqizuar ndërkohë, Gjykata Kushtetuese vendosi të vijojë shqyrtimin, duke argumentuar se çështja paraqet interes të lartë publik dhe shërben për të orientuar organet shtetërore në të ardhmen.

Pse dështoi vendimi i qeverisë?

Gjykata analizoi vendimin e qeverisë bazuar në tre kriteret kryesore të Nenit 17 të Kushtetutës:

Jo "vetëm me ligj": Gjykata vlerësoi se qeveria nuk kishte një autorizim të qartë ligjor për të urdhëruar një bllokim total të një platforme online. VKM-ja nuk ishte thjesht një akt teknik, por një ndërhyrje që tejkalonte kompetencat e Këshillit të Ministrave.

Interesi Publik: Ndonëse Gjykata pranoi se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe problemet psiko-sociale është një interes legjitim, kjo nuk mjafton për të justifikuar një masë kaq drastike.

Mungesa e Proporcionalitetit: Sipas vendimit, bllokimi total ishte masa më e ashpër e mundshme. Qeveria nuk provoi se kishte provuar mjete të tjera më pak kufizuese përpara se të shkonte te "kyçi" i platformës.
"Fakti që masa ishte e përkohshme nuk mjafton për ta bërë atë proporcionale, në rrethanat kur ajo mori formën e një ndalimi të përgjithshëm," thuhet në argumentimin e Gjykatës.

Vendimi Përfundimtar

Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash:

Pranimin pjesërisht të kërkesës.
Konstatimin e cënimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit si rezultat i zbatimit të vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik Tok.
Ky vendim konsiderohet një fitore për organizatat e medias, duke vendosur një standard të ri që pengon qeverinë të bllokojë platformat e komunikimit pa baza të forta ligjore dhe pa analizuar alternativat e tjera.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news