Politika 2025-10-06 12:56:00 Nga VNA

Florjan Binaj, kandidati i PD për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Florjan Binaj, kandidati i PD për zgjedhjet e parakohshme në

Partia Demokratike ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e aktorit të njohur Florjan Binaj për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

Lajmin e bëri publik kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu. Ai e cilësoi Binajn si një personalitet të artit dhe një mbrojtës të kauzave qytetare.

“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se PD, duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës, informon se grupi i mandatuar do t’u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, komunikatorin e talentuar, zotin Florjan Binaj,” tha Berisha.

Ai shtoi se shpreson që e gjithë opozita të bashkohet rreth kësaj kandidature, duke e konsideruar Binajn si një figurë me reputacion të gjerë dhe të afërt me qytetarët.

“Florjan Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij,” theksoi Berisha, duke kujtuar edhe suksesin e tij ndër vite si pjesë e shfaqjes më të ndjekur televizive në vend.

Kreu i PD-së, i pyetur në lidhje me personin apo grupin që do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë, tha se kjo është në dorën e kandidatit që PD do të mbështesë, pra Florjan Binaj.

Berisha u shpreh megjithatë se PD dhe opozita janë të gatshëm që të vënë në dispozicion të gjithë potencialet që kandidatit do t’i nevojiten.

“Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin, dhe do të jetë kandidati që do të kërkojë ndihmën nga forca jonë politike dhe nga forca të tjera të opozitës. Të gatshëm të angazhojmë të gjithë potencialet tona që kandidati gjykon se i shërbejnë fitores së tij,” tha Berisha.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news