Politika 2025-10-06 09:56:00 Nga VNA

Enver Hoxha në listën e personaliteteve kombëtare nga Kuvendi

Ndaje në Whatsapp
Enver Hoxha në listën e personaliteteve kombëtare nga Kuvendi

Deputeti i opozitës, Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të listës së personaliteteve kombëtare të muajit tetor nga Kuvendi i Shqipërisë, ku përfshihet edhe ish-diktatori komunist Enver Hoxha.

Këlliçi e cilëson këtë veprim si “skandaloz, kriminal dhe të turpshëm”, duke theksuar se është një fyerje e rëndë për mijëra viktimat e komunizmit dhe familjet e tyre.

“Skandaloze, kriminale dhe e turpshme futja e figurës së Enver Hoxhës në listën e personaliteteve kombëtare të muajit tetor nga Kuvendi i Shqipërisë! Diktatori që prodhoi një regjim terrori, shtetin më të izoluar, popullin më të varfër e të shtypur të Europës radhitet ndër figurat e nderuara të kombit, krahas Sulejman Delvinës, Migjenit, Naim Frashërit, Abdyl Frashërit dhe at Gjergj Fishtës,” shkruan ai.

Këlliçi kërkon që Kuvendi të tërheqë menjëherë materialin dhe të kërkojë ndjesë publike, duke kujtuar rezolutat e miratuara për dënimin e krimeve të komunizmit dhe orientimin demokratik të Shqipërisë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news