Politika 2025-10-29 10:06:00 Nga VNA

Benetit pas 35 viteve si drejtor që ja shkruajnë shkresat të tjerët, i duhet një kurs gjuhe

Ndaje në Whatsapp

Më poshtë jemi përpjekur të rishkruajmë drejtë një tekst që Zoti Benet Beci e ka shkruar me dorën e vet.
Duket habi sesi një intelektual si Beci, që ka 35 vjet që drejton institucione, ente dhe njësi administrative të rëndësishme, shfaqet me një tekst të mbushur me gabime të nivelit elementar të drejtshkrimit.
Nuk e kemi për lapsuse në shkrim! Ato mund t’i ndodhin kujtdo!
Por në tekst ka gabime sistematike në vendosjen e pikës dhe presjes. Çdo pikë e presje e Benetit vendoset mes hapësirave dhe kjo tregon se Beneti jo thjesht e shkruan gabim — e di gabim!
Apostrofi është ekzekutuar sistematikisht nga “drejtshkrimi” i Benetit dhe edhe kjo të bën të mendosh që Beneti nuk po shkruan thjesht gabim. Ai e di gabim! Ashtu e ka mësuar! Ose nuk e ka mësuar kurrë!

Për Benetin sqarojmë se “apostrof” është ajo shenja si presje, por që vihet lart, në rastet kur për shembull togfjalëshin “nuk ka”, e shkurton dhe e bën “s’ka”. Tamam ajo presja aty lart, pas shkronjës “s”, quhet apostrof.
Nuk po insistojmë te përdorimi i shkronjës “ë”, se Kryetari nuk merret me vogëlsira, por “shkodran” shkruhet me shkronjë të vogël, i dashur Benet.
“Shkodra” qëllon gjithmonë të shkruhet me shkronjë të madhe.

Mbase Beneti nuk ka pasur rast të ushtrohet në drejtshkrim, se shkresat ja kanë bërë regullisht të tjerët. Ai firmoste!
Por ja si do dukej teksti i Benetit, nëse ai do ishte duke hartuar një shkresë që do e firmoste shefi:

“…ty të duket normale, që pallate ku sapo është investuar për izolime, lyerje dhe meremetime e janë bërë sipas një projekti me arkitekt, të dalë dikush fshehtas, në orën 1 të natës, të bëjë çfarë t’i shkojë në mend të ndryshojë ngjyra, të vendosë tuba në fasadë pa asnjë plan e pa asnjë leje nga Bashkia?
S’ka lidhje ngjyra, mos bëni sikur s’kuptoni! Ka lidhje prishja e imazhit, e rregullit, e qytetarisë, e investimit që sapo ka përfundu.
Turp për një qytetar shkodran, që s’e kupton dallimin mes qytetit dhe xhunglës, e për ata që kërkojnë tash 30 vjet me e lan Shkodrën rrumpallhane.
Ata që paguajnë taksat, kërkojnë rregull e qytetari.”

Benetit pas 35 viteve si drejtor që ja shkruajnë shkresat të

Të diturit se si shkruhet është element i rëndësishëm që reflekton edhe nivelin e qytetarisë së atij që merr mundimin të hedhë në kartë (tani karta quhet Facebook) ato që ka në kokë.
Ky është ndryshimi mes një kryetari bashkie dhe çunit të lagjes.
Dhe në një botë ku si kryetari i bashkisë, ashtu edhe çuni i lagjes ka Facebook, edhe presja tregon se cili është ndryshimi mes të dyve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news