Politika 2025-10-28 11:15:00 Nga VNA

Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për dosjen e Erion Veliajt, caktohet data e re më 12 nëntor

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për dosjen e Erion Veliajt, caktohet

Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për në datën 12 nëntor. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës.

Gjatë seancës së sotme, gjykata legjitimoi avokatin e ri të Veliajt, Artan Gjermeni, i cili do të jetë pjesë e ekipit mbrojtës së bashku me Ermir Betën. Gjermeni kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Veliaj akuzohet nga SPAK për nëntë raste korrupsioni, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Në këtë dosje është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila akuzohet për korrupsion pasiv në nëntë raste, si dhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave, në lidhje me marrëdhënie me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news