Sociale 2025-08-14 16:15:00 Nga VNA

“Industria e Holokaustit” – Si u kthye tragjedia në mjet për pushtet, pasuri dhe heshtjen e kritikëve të Izraelit

Ndaje në Whatsapp
“Industria e Holokaustit” – Si u kthye tragjedia në mjet

“Industria e Holokaustit” shqyrton një nga operacionet propagandistike më të mëdha e të sofistikuara të kohës sonë: instrumentalizimin e tragjedisë së Holokaustit nga shteti i Izraelit dhe grupe interesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të nxjerrë përfitime politike, financiare, si dhe për të parandaluar dhe shuar çdo kritikë ndaj politikave shtetërore të tyre. Në njërin krah, këta “industrialistë” të Holokaustit (që rëndom nuk janë viktimat e Holokaustit), duke instrumentalizuar dhe rishpikur “kujtesën” rreth tij, kanë qenë në gjendje të përfitojnë pozita gjeopolitike dominante në politikën globale; kanë arritur gjithashtu të zhvatin përfitime të jashtëzakonshme financiare nga “fajtorët” e Holokaustit, përfitime që rrallë kanë shkuar për viktimat e vërteta, apo për t’i dhënë peshë historike tragjedisë së çifutëve europianë. Në krahun tjetër, çdo kundërshtim i këtij dominimi dhe kësaj zhvatjeje, por sidomos çdo oponencë ndaj represionit, sabotimit, zaptimit dhe masakrave të Izraelit në Palestinë, është damkosur me vulën e “antisemitizmit”, si metodë efikase heshtjeje e çdo zëri kundër këtyre praktikave.

Ndonëse libri është botuar plot 25 vjet më parë, “industria” e Holokaustit është sot më e gjallë se kurrë, qoftë në ShBA, ku studentë e aktivistë burgosen e dëbohen për ushtrimin e fjalës së lirë, qoftë në makinerinë luftarake dhe propagandistike të shtetit të Izraelit dhe mbështetësve e tij, të cilët tashmë e kanë shpalosur haptazi synimin strategjik të spastrimit etnik të palestinezëve në Gaza dhe në gjithë territorin e Palestinës.

Norman G. Finkelstein është studiues dhe aktivist amerikan, si dhe një ndër njohësit më të mirë të konfliktit izraelito-palestinez në Perëndim, çështje për të cilën ka shkruar e vazhdon të shkruajë.

Video

Papa Leo XIV zhvilloi një takim miqësor në Sheshin e Shën Pjetrit, ku priti ekipin e basketbollit Harlem Globetrotters. Gjatë takimit, atmosfera ishte e çlirët dhe simbolike, duke theksuar rolin e sportit si një mjet për afrimin e kulturave dhe promovimin e mesazheve pozitive.

Gazetari Mohammed Washah është vrarë në Gaza si pasojë e një sulmi ajror izraelit që goditi automjetin e tij. Al Jazeera konfirmoi vdekjen, ndërsa autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi incidentin. Më herët, Izraeli kishte ngritur akuza ndaj gazetarit për lidhje të dyshuara, të cilat janë mohuar.

Ti nuk numëron veten, se po ta numëroje do ishin 13 milion. Hy e dil.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news