Kronika 2025-09-03 09:46:00 Nga VNA

Zbardhet vrasja e 47-vjeçarit në Athinë, autori grek e ekzekutoi kundrejt shpërblimit 15 mijë europ

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet vrasja e 47-vjeçarit në Athinë, autori grek e

Zbardhet vrasja 47-vjeçarit nga Gjirokastra, Artur Bashimi, mbrëmjen e 18 gushtit në Agio Pantaleimona të Athinës.

Në prangat e policisë greke ka rënë një grek 27-vjeçar, i cili rezulton të jetë përdorues droge.

Po ashtu është arrestuar dhe një bashkëpunëtor i vrasësit, një tjetër 27-vjeçar grek.

Autori i dyshuar deklaroi ky i fundit, vrasjen e kreu kundrejt shpërblimit 15.000 euro. Para hetuesve ai tha se nuk e njihte porositësin dhe as e dinte arsyen pse duhet të ekzekutonte Bashimin, por vetëm se urdhri për vrasjen ishte dhënë nga burgu.

Viktima u ekzekutua armë në rrugën “Mihail Boda 200” në lagjen “Agio Pantaleimona” më 18 gusht. Autori i vrasjes ishte i veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motorçiklete dhe doreza në mënyrë që të mos linte gjurmë. Ai iu afrua 47-vjeçarit dhe e qëlloi një herë në gjoks.

Artur Bashimi rezultonte me precedente penale.

Artur Bashimi është vëllai i 38-vjeçarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person me precedente të rënda penale në Greqi e Shqipëri.

Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin. Këta të fundit akuzohen në Shqipëri si autorë të vrasjes së Kryekomisar Artan Cukut.

Video

Arabia Saudite ka urdhëruar mbylljen e shkollave pas përmbytjeve të rënda që përfshinë disa pjesë të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët në kryeqytetin Riad, si dhe në rajonin e Al Ahsa, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për banorët.

Hoteli 23-katësh Mandarin Oriental Hotel Miami, dikur një simbol i njohur i horizontit të Majemit, u shemb përmes një shpërthimi të kontrolluar nga kontraktorët në më pak se 20 sekonda.

Në Hungari po vërehen radhë të gjata në qendrat e votimit, ndërsa qytetarët po marrin pjesë në procesin zgjedhor për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlament

Shkëmbinj të mëdhenj janë shkëputur nga një shpat mali dhe kanë rënë mbi një rrugë në Hawaii, duke krijuar rrezik për qytetarët dhe bllokim qarkullimi. Autoritetet po monitorojnë zonën për rrezik të mëtejshëm nga rrëshqitjet e dheut dhe rëniet e gurëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news