Kronika 2025-09-02 10:40:00 Nga VNA

Prokuroria 3 akuza ish-kreut të SHISH dhe djalit të tij, nxorën sekrete dhe u përfshinë në bixhoz

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria 3 akuza ish-kreut të SHISH dhe djalit të tij, nxorën

Prokuroria e Beratit merr të pandehur ish-kreun e SHISH dhe djalin e tij. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për ‘nxjerrje sekreti shtetëror’, ‘mbajtja e armëve’ e ‘Organizimin e lojërave të fatit’.

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh., dhe djali i tij, P.Sh., janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’, parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqeshin lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.

Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.

Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krëhër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.

Ky shtetas, i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023, është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin, por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.

Por, nga verifikimet e kryera nga prokuroria, rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë, nga verifikimet e kryera rezultoi se dy nga materialet e ndodhura në USB-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh. dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A.Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe përhapja e tyre në dy USB brenda banesës së të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, ka rezultuar me ekspozimin pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, dhe përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Video

Arabia Saudite ka urdhëruar mbylljen e shkollave pas përmbytjeve të rënda që përfshinë disa pjesë të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët në kryeqytetin Riad, si dhe në rajonin e Al Ahsa, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për banorët.

Hoteli 23-katësh Mandarin Oriental Hotel Miami, dikur një simbol i njohur i horizontit të Majemit, u shemb përmes një shpërthimi të kontrolluar nga kontraktorët në më pak se 20 sekonda.

Në Hungari po vërehen radhë të gjata në qendrat e votimit, ndërsa qytetarët po marrin pjesë në procesin zgjedhor për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlament

Shkëmbinj të mëdhenj janë shkëputur nga një shpat mali dhe kanë rënë mbi një rrugë në Hawaii, duke krijuar rrezik për qytetarët dhe bllokim qarkullimi. Autoritetet po monitorojnë zonën për rrezik të mëtejshëm nga rrëshqitjet e dheut dhe rëniet e gurëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news