Kronika 2026-01-09 14:52:00 Nga VNA

U zbuluan nga Sky Ecc, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal të trafikut të kokainës

Ndaje në Whatsapp
U zbuluan nga Sky Ecc, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal të

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, më 8 janar 2026, procedimin penal nr. 296 të vitit 2021 ndaj të pandehurve Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku.

Sipas SPAK, dy të pandehurit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimi nisi mbi bazën e kërkesës së autoriteteve gjyqësore italiane, konkretisht Prokurorisë së Firences – Drejtoria e Distriktit Antimafia, në kuadër të një procedimi penal të hapur në Itali për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt tregut italian. Grupi kriminal vepronte në Shqipëri, Itali, si dhe në Ekuador, Panama dhe Kolumbi.

Nga hetimet e përbashkëta shqiptaro-italiane, të kryera përmes përgjimeve, gjurmimeve GPS dhe metodave tradicionale të hetimit, u provua ekzistenca e një strukture të organizuar kriminale që siguronte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine dhe i shpërndante në Itali, kryesisht për grupe kriminale shqiptare, italiane dhe rumune.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine në disa episode, që nga korriku 2021 deri në prill 2022, me një total prej qindra kilogramësh, në porte dhe zona të ndryshme të Italisë, si dhe në Ekuador.

Sipas SPAK, Maksim Ndoci rezulton i përfshirë në rikuperimin e mbi 140 kg kokainë të sekuestruar më 2 mars 2022 në portin e Livornos, si dhe në një tjetër ngarkesë prej rreth 120 kg kokaine të ardhur nga Ekuadori. Ndërsa Juljan Kollçaku akuzohet për përfshirje në trafikimin e mbi 489 kg kokaine bruto, të sekuestruar në prill 2022 në Itali, si edhe në importimin e një sasie prej 32 kg kokaine, pjesërisht të sekuestruar në Ostia.

Video

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal të Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore një 19-vjeçar me inicialet E. P. dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë). Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, pas një përplasjeje mes disa të rinjve, ku dyshohet se të përfshirët janë nën moshën 18 vjeç.

Erjon Veliaj hyn në gjykatë me pranga në duar…

Unë e kam vetëpërjashtuar por gjithsesi mund të ankohet tek…partia ime

Në ndeshjen Chicago Bulls – Phoenix Suns në United Center, atmosfera u ndez nga një performancë madhështore e ansamblit shqiptar në Illinois. Muzika dhe vallet tradicionale shqiptare pushtuan parketin, duke mahnitur publikun amerikan. Mbrëmja e dedikuar komunitetit shqiptar solli energji, ngjyra dhe krenari në NBA. Ky moment unik po bën xhiron e rrjeteve sociale si një festë e kulturës shqiptare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news