Kronika 2025-08-12 18:16:00 Nga VNA

Shoqërimi i përsëritur i banorëve që kundërshtojnë HEC-in në Kurdari zhvendosi përplasjen në komisariatin e Matit

Ndaje në Whatsapp
Shoqërimi i përsëritur i banorëve që

Shoqërimi i dy banorëve të fshatit Kurdari nga Policia e Matit të hënën riktheu përplasjet mes banorëve dhe kompanisë që po kërkon të ndërtojë hidrocentralin “Doma” në lumin Lusë. Banorët akuzohen nga kompania “Global Enterprise Group” se kanë penguar nisjen e punimeve për gjurmën e projektit. Banorët deklarojnë se i kanë kundërshtuar paqësisht punëtorët e kompanisë.

“Është nisur të shkojë e të punojë. Ne si banorë të acaruar e kemi kthyer mbrapsht. Me dorë nuk e kemi prekur dhe as nuk e kemi ofenduar. Doma edhe para katër ditësh na ka paditur dhe ishim në polici katër persona. Dhe ky prapë sot vjen e bën padi për çunat që kemi brenda,” tha Agron Saliaj, banor i fshatit.

Pas shoqërimit të dy personave, dhjetëra banorë e të afërm u mblodhën para Komisariatit të Policisë Mat për të kërkuar lirimin e tyre. Situata u tensionua në momentin kur nga godina e policisë doli administratori dhe njëherësh investitori i kompanisë, Ashim Doma. Protestuesit tentuan të bllokonin makinën me të cilën ai po largohej, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm.
“Ne në polici jemi bërë si të shtëpisë. Nuk pyet kush për fukaranë dhe hallexhiun. Mjafton të jesh biznesmen dhe të punosh në mënyrë abuzive, këtu të respektojnë dhe të duan,” shtoi Abdullaj Abdulla.

Përplasjet nuk u ndalën me kaq. Banorët u konfliktuan edhe me inxhinierin e kompanisë, i cili u mbyll brenda automjetit të tij, ndërsa policia ndërhyri për të parandaluar një përplasje fizike. Dy banorët e shoqëruar u lanë të lirë pas rreth pesë orësh qëndrimi në komisariat. Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi katër banorë të tjerë u shoqëruan pas një debati me përfaqësues të kompanisë.

Banorët pretendojnë se punimet për HEC-in janë nisur pa miratimin e komunitetit dhe pa asnjë dëgjesë publike ku ata të jenë përfaqësuar, duke shtuar se vetëm 19 nga rreth 700 familje të zonës kanë shprehur mbështetje për projektin.
Kryeplaku i fshatit Kujtim, Nazmi Haxha, tregon se: “Para se të marrin ujin dhe jetën e Kurdarisë, duhet t’i gjejnë popullit një vend ku të jetojë. Pastaj të bëjnë hidrocentrale. Përndryshe, Balluku që ia ka firmosur lejen t’i prijë para firmës. Se nuk ka firmë që i del popullit para. Të ngrejë mjetet, se do të marrë veten në qafë edhe ne.”

Kjo nuk është përplasja e parë mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese. Prej javësh, banorët nuk kanë lejuar rifillimin e punimeve për ndërtimin e HEC-it, ndërsa edhe më herët disa prej tyre janë proceduar penalisht pasi kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe largimin e makinerive nga zona.

Një nga personat e ndaluar nga policia të hënën ishte edhe administratori i njësisë administrative Suç, Erind Saliaj, i cili e cilësoi projektin si shumë të dëmshëm për zonën. “Ajo që po bëhet në Kurdari do të jetë një masakër mjedisore nëse realizohet,” tha Saliaj.

Sipas banorëve, ndërtimi i hidrocentralit “Doma” do të ketë pasoja të rënda për jetesën e tyre. Ata thonë se devijimi i rrjedhës së lumit të Lusës do të shkatërrojë burimet ujore që përdoren për vaditje, duke rrezikuar tokat bujqësore, pemtarinë dhe blegtorinë – burimet kryesore të të ardhurave për familjet e Kurdarisë.

Në qëndrimet e dhëna më herët për BIRN, përfaqësues të kompanisë kanë deklaruar se gjurma e projektit ndodhet rreth 300 metra poshtë zonës së banuar dhe “nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve”. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se, në rast pengesash, do të kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve ligjzbatuese për të vijuar punimet.

Ndërtimi i HEC-it “Doma” është pjesë e një projekti më të gjerë që parashikon ngritjen e dy hidrocentraleve të tjera në lumin Lusë, një plan që banorët thonë se do të dëmtojë ekosistemin dhe jetesën në zonë./BIRN/

Video

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni , Njësia Administrative Novosele . Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që po ndihmon në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Për të denoncuar farsën zgjedhore , Sali Berisha ka paralajmëruar sot se PD do të botojë sërish një libër për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky është libri i dytë i zi i zgjedhjeve pas atij të zgjedhjeve lokale të vitit 2023

? Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve – paralajmëron goditje të re ndaj ndërtimeve pa leje! Pas tre javësh pushime, Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kryeministri, ku ka zhvilluar takime me ministra dhe deputetë socialistë. Ndërkohë, pritet prezantimi i kabinetit të ri dhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare së PS. Por paralel me lëvizjet politike, Rama ka publikuar pamje nga prishjet me fadromë në Kepin e Rodonit, duke theksuar se aksioni kundër ndërtimeve pa leje nuk do të ndalet për këtë paralajmëron masa të reja. ? Lind pyetja: Kush i lejoi këto ndërtime, që sot Rama detyrohet t’i shembë me fadromë?" https://www.vna.al/politika/pas-pushimeve-rama-rikthehet-ne-zyre-ndertimet-pa-leje-kercenon-me-fadr-i13626

?Pamje dramatike. Ushtria izraelite sulmon Spitalin Nasser në jug të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve fillestare, të paktën 15 palestinezë mbetën të vrarë, në mesin e të cilëve edhe gazetarë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news