Kronika 2025-11-23 11:41:00 Nga VNA

Përdorën dokumente të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria Tiranë mbyll hetimet

Ndaje në Whatsapp
Përdorën dokumente të falsifikuara si vëzhgues në

Përdorën dokumente të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit 2025, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq funksionarët partiakë dhe punonjësen e KQZ-së

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.P., për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore’ parashikuar nga nenet 186/2 dhe 246/1 i Kodit Penal si dhe G.D. dhe M.X për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.3643, të datës 22.05.2025, rezultoi se shtetasi A.P. ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, i cili nga hetimet rezultoi i falsifikuar.

Në lidhje me ngjarjen, ky shtetas sqaroi se është Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë. Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga shtetasi G.D. me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve. Shtetasi G.D., pretendoi se e tërhoqi dokumentin ‘badge’ si vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që rezulton se nuk ka firmosur ndonjë shkresë për këtë veprim. Hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, zbuluan se shtetasi A.P. nuk ishte i regjistruar si vëzhgues në KQZ si dhe nuk kishte një dokument zyrtar të lëshuar nga ky institucion.

Nga hetimet rezultoi se dokumenti i falsifikuar u përdor nga shtetasi A. P., ditën e zgjedhjeve  të datës 11.05.2025 pranë qëndrës së votimit në ambientet e shkollës “9 – Vjeçare” Vorë me vetëdije dhe veprimi u krye në bashkëpunim me shtetasit G.D. dhe M.X., sekretare në zyrën e protokollit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët ndihmuan në sigurimin e dokumentit fals.

 

Në analizë të fakteve të sipërpërmendura arrijmë në përfundimin se këta shtetas kanë konsumuar veprat penale për të cilat akuzohen.

 

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news