Kronika 2026-01-17 17:22:00 Nga VNA

Ngjarje e rëndë në Palasë/ Punëtori humb jetën pas aksidentit me fadromë

Ndaje në Whatsapp
Ngjarje e rëndë në Palasë/ Punëtori humb jetën pas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në kantierin e ndërtimit në fshatin Palasë, Himarë, ku një punëtor ka humbur jetën aksidentalisht.

Sipas njoftimit të policisë, 26-vjeçari Elidon Pashaj, gjatë kryerjes së manovrave me fadrom, ka aksidentuar punëtorin Kreshnik Haska 45 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Policia ka shoqëruar menjëherë E. P. në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes.

Njoftimi

Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.

Video

Erjon Veliaj hyn në gjykatë me pranga në duar…

Unë e kam vetëpërjashtuar por gjithsesi mund të ankohet tek…partia ime

Në ndeshjen Chicago Bulls – Phoenix Suns në United Center, atmosfera u ndez nga një performancë madhështore e ansamblit shqiptar në Illinois. Muzika dhe vallet tradicionale shqiptare pushtuan parketin, duke mahnitur publikun amerikan. Mbrëmja e dedikuar komunitetit shqiptar solli energji, ngjyra dhe krenari në NBA. Ky moment unik po bën xhiron e rrjeteve sociale si një festë e kulturës shqiptare.

Sot në GJKKO do të zhvillohet procesi i themelit ndaj Erion Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news