Kronika 2025-11-05 10:06:00 Nga VNA

Ndërtime pa leje në Sauk/ Në pranga 7 persona, mes tyre 5 inspektorë të IMT

Ndaje në Whatsapp
Ndërtime pa leje në Sauk/ Në pranga 7 persona, mes tyre 5

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong Project”, me qëllim goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme në zonën rezidenciale të Saukut.

Sipas njoftimit zyrtar, pesë inspektorë të IMT Tiranë janë arrestuar, ndërsa një tjetër është nën hetim, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin pa leje të tre objekteve në këtë zonë.

Gjithashtu, dy shtetas janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, të gjithë me rolin e administratorëve të subjekteve ndërtuese dhe zbatues të projektit.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të planit mbarëkombëtar “Hapësira Publike”, që synon evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve të paligjshme dhe pushtimeve të hapësirave publike për qëllime fitimprurëse.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Lexo gjithashtu

Video

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Monika Kryemadhi doli nga SPAK duke kërcyer, pasi firmosi para një oficeri të BKH-së për masën e detyrimit për paraqitje. "Si i kanë vënë, që kur të dalin që këtej politikanët të thonë i kemi vënë në hekura”, tha Kryemadhi, teksa dilte nga dera me hekura e instaluar në hyrje të godinës prej xhami. Kryemadhi po gjykohet bashkë me ish-bashkëshortin, ish-presidentin Ilir Meta për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Dallëndyshe Bici del nga SPAK pas dëshmisë. Hesht para mediave.

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news