Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodrës. Nga konflikti kanë mbetur të plagosur dy të rinj, 19-vjeçari Enis Preza dhe 17-vjeçari Elio Shullani, të cilët janë sulmuar me thikë.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si Nikson Kodra, i cili ka precedentë penalë, përfshirë ndalime të mëparshme për armëmbajtje pa leje dhe çështje që lidhen me lëndë narkotike.
Pas incidentit, të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar rastin në përputhje me ligjin.






















