Kronika 2025-11-05 10:51:00 Nga VNA

Kreu i Gjykatës së Lartë kritikon procesin e kodit penal: “Mungon metodologjia dhe filozofia e qartë e reformës”

Ndaje në Whatsapp
Kreu i Gjykatës së Lartë kritikon procesin e kodit penal:

 

 

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka ngritur sot shqetësime serioze mbi mënyrën se si po hartohet Kodi i ri Penal, duke e cilësuar procesin “të paqartë, të pabalancuar në filozofi dhe të pamjaftueshëm në metodologji”.

Sipas Sadushit, draftimi i Kodit nuk është mbështetur mbi një metodologji të qartë dhe mungon një dokument orientues që të përcaktojë filozofinë e re të drejtësisë penale. Ai theksoi se konsultimi institucional ka qenë i pjesshëm dhe se, pavarësisht volumit dhe disa risive, drafti aktual rrezikon të mos thjeshtojë sistemin penal, por ta bëjë më të vështirë në zbatim.

“Ky qëndrim, sado kritik, nuk është kundërshtim i reformës, por detyrim profesional e moral, sepse drejtësia nuk matet me shpejtësinë e miratimit të ligjeve, por me cilësinë e mendimit që i shoqëron ato,” tha ai në konferencë.

Sadushi njoftoi se Gjykata e Lartë ka kryer një analizë të detajuar prej rreth 50 faqesh, me vërejtje dhe propozime konkrete për përmirësimin e projektit, e hartuar nga trupa gjyqësore dhe e miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve. Dokumenti i është dorëzuar zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë dhe grupit të punës për rishikim.

Duke e cilësuar Kodin Penal si aktin më të rëndësishëm pas Kushtetutës, Sadushi kërkoi që reforma të ndërtohet mbi transparencë, përfshirje të ekspertëve dhe një vizion të qartë ligjor, për t’u siguruar që ndryshimet të forcojnë zbatimin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve tek ligji.

Video

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Monika Kryemadhi doli nga SPAK duke kërcyer, pasi firmosi para një oficeri të BKH-së për masën e detyrimit për paraqitje. "Si i kanë vënë, që kur të dalin që këtej politikanët të thonë i kemi vënë në hekura”, tha Kryemadhi, teksa dilte nga dera me hekura e instaluar në hyrje të godinës prej xhami. Kryemadhi po gjykohet bashkë me ish-bashkëshortin, ish-presidentin Ilir Meta për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Dallëndyshe Bici del nga SPAK pas dëshmisë. Hesht para mediave.

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news