Kronika 2025-10-09 16:17:00 Nga VNA

KLP zyrtarizon kandidaturat për kreun e SPAK/ Në garë janë 4 prokurorë të posaçëm, mes tyre edhe një grua

Ndaje në Whatsapp
KLP zyrtarizon kandidaturat për kreun e SPAK/ Në garë janë 4

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar emrat zyrtar të kandidatëve që kanë aplikuar për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme në mandatin e ardhshëm. Ata janë 4 prokurorë të posaçëm, të cilët kanë shprehur interes për të zëvendësuar Altin Dumanin, mandati i së cilit përfundon në dhjetor të këtij viti.


NJOFTIM PËR MEDIA

Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK


Tiranë, 9 tetor 2025 – Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:

• Klodian Braho
• Elvin Gokaj
• Doloreza Musabelliu
• Adnan Xholi

Video

Papa Leo XIV zhvilloi një takim miqësor në Sheshin e Shën Pjetrit, ku priti ekipin e basketbollit Harlem Globetrotters. Gjatë takimit, atmosfera ishte e çlirët dhe simbolike, duke theksuar rolin e sportit si një mjet për afrimin e kulturave dhe promovimin e mesazheve pozitive.

Gazetari Mohammed Washah është vrarë në Gaza si pasojë e një sulmi ajror izraelit që goditi automjetin e tij. Al Jazeera konfirmoi vdekjen, ndërsa autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi incidentin. Më herët, Izraeli kishte ngritur akuza ndaj gazetarit për lidhje të dyshuara, të cilat janë mohuar.

Ti nuk numëron veten, se po ta numëroje do ishin 13 milion. Hy e dil.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news