Kronika 2025-09-20 13:31:00 Nga VNA

Kanos drejtorin e spitalit të Durrësit, shoqërohet 5 orë në polici vëllai i Rrumit të Shijakut

Ndaje në Whatsapp
Kanos drejtorin e spitalit të Durrësit, shoqërohet 5 orë

Vullnet Muça alias Muharremi, vëllai i Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi që mbeti i plagosur në atentatin te mbikalimi i Shkozetit më 1 nëntor 2019, është shoqëruar në policinë e Durrësit pas një debati dhe kanosje të drejtorit të spitalit rajonal Durrës.

Sipas burimeve, kanosja lidhet me një vendim të drejtorit për të kaluar motrën e tij infermiere nga njëri pavion në tjetrin. Pas përplasjes ai është shoqëruar dhe marrë në pyetje për 5 orë. Më pas është lënë i lirë, por po procedohet për akuzën e kanosjes për shkak të detyrës. Hetimet për ngjarjen janë duke vijuar, por pyetja që shtrohet është: a pati ndërhyrje për lirimin e tij?

Video

Zgjidhi miqtë më të mirë se vetja.

Një zjarr masiv shpërtheu në Velodromin Olimpik të Rio de Janeiro, duke përfshirë çatinë në flakë. Rreth 80 zjarrfikës me 20 automjete luftuan flakët, ndërsa tymi i zi mbuloi qytetin. Departamenti i zjarrfikësve të Rio-s deklaroi: “E shmangëm një tragjedi të madhe. Shkaku nuk dihet ende, vetëm hetimi forenzik mund ta përcaktojë. Por është fakt që zjarri filloi nga jashtë, në kanavacë.” Ata shpjeguan se çatia ishte plotësisht prej materiali sintetik, i cili u shkri duke krijuar një strukturë të ngjashme me rrjetën e merimangës. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar dhe zjarri tashmë është nën kontroll. Shkaku po hetohet.

Ja ku u zgjidh dhe çështja e pagave për mësuesit. Ka menduar Kumbaro për të tërë

Elisa 2, version mashkull.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news