Kronika 2025-08-10 15:18:00 Nga VNA

GJKKO lë në fuqi masat e sigurimit për 10 të hetuar nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë në fuqi masat e sigurimit për 10 të hetuar nga SPAK

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vijojë masat e sigurimit për 10 persona të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për verifikimin e kushteve të sigurimit, në bazë të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas vendimit nr. 84, datë 10.08.2025:

Arrest në burg: Ervis Çela, Albin Çela (alias Defrim Çela), Petrit Lakatos (alias Petrit Sulejmani), Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela.

Arrest në shtëpi: Riza Çela, me ndalim të largimit nga banesa dhe të komunikimit me persona jashtë familjes.
Detyrim paraqitjeje: Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa.

 

 


Vendimi parashikon mbikëqyrjen e masave nga policia gjyqësore dhe të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 5 ditëve. Ky zhvillim pason vendimin e 6 gushtit 2025, kur të njëjtave persona u vendosën masat e para të sigurimit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news