Kronika 2026-02-13 08:35:00 Nga VNA

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia njoftim zyrtar

Ndaje në Whatsapp
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia njoftim zyrtar

Policia konfirmon ekstradimin nga Belgjika të Mario Çelës, anëtar i grupit kriminal të drejtuar nga i vëllai Suel Çela.

Ai akuzohet për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë.

 

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit:

M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat  penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

Video

Mallkuar qoftë kush nuk i beson këto fjalë zemre

Irani sulmon me dron aeroportn e Dubait.

Eksperti i motit thotë se rruga në Librazhd u shkatërrua nga rreshjet por jo nga korrupsioni…

Çmimi i parë për gënjeshtrën më të madhe për mesuesit shkon për ministren Mirela Kumbaro.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news