Zbardhen detaje nga dosja hetimore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe lidhja e tij klienteliste me biznesmenin Kastriot Ismailaj. Sipas materialeve hetimore, rezulton se Ismailaj ka udhëtuar drejt Pragës si pjesë e delegacionit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila në atë kohë drejtohej nga Meta, ndonëse ai nuk kishte asnjë funksion zyrtar.
Kjo konfirmohet sipas një shkrese të Ambasadës së Shqipërisë në Pragë drejtuar Ministrisë së Jashtme, ku jepen detaje për qëndrimin e Metës në kryeqytetin çek dhe për takimet që ai do të zhvillonte atje. Në dokument thuhet se në takimin që do të zhvillohej në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Çekisë do të merrnin pjesë ambasadori i asaj kohe Qazim Tepshi, Ilir Ciko, Majlind Lazimi dhe ndihmësi i tij Kastriot Ismailaj.
Në përgjigjen e dërguar SPAK, Kryeministria ka përcjellë informacion lidhur me këtë udhëtim.
“Shtetasi Kastriot Ismailaj nuk ka pasur asnjë lloj posti zyrtar publik në atë kohë, nuk ka qenë as këshilltar e as ndihmës i ndonjë ministri. Megjithatë, sipas informacionit të dërguar nga Ambasada Shqiptare në Pragë, ai është prezantuar pranë autoriteteve çeke si pjesë e delegacionit që do të shoqëronte të pandehurin Ilir Metaj gjatë vizitës së tij atje me cilësinë e ministrit”, theksohet në dosjen e SPAK.
Kastriot Ismailaj, pronar i kompanisë DIA, lidhi më vonë kontratë me kompaninë çeke CEZ për mbledhjen e borxheve. Ai u dënua më pas dhe qëndroi disa vite në burg.
Ditwt e fundit GJKKO vendosi tw kalojw pwr gjykim dosjen penale ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkwshortes sw tij Monika Kryemadhi dhe tre tw pandehurve tw tjerw.
Meta akuzohet pwr korrupsion nw 3 raste, pwrfshirw dhe CEZ-DIA, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Pwr tw njwjtat akuza do tw gjykohet dhe ish-politikania Monika Kryemadhi.






















