Kronika 2025-11-06 09:11:00 Nga VNA

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në Bathore

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në Bathore

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar. Policia ka njoftuar arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin Doaldo Bajrami.

Njoftimi i Policisë:

“Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”

Sipas njoftimit zyrtar, pasditen e djeshme, pas marrjes së informacionit se në spital ishte paraqitur një person i plagosur me armë zjarri, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 5, organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Si rezultat i hetimeve, u identifikua dhe u arrestua shtetasi D. B., 24 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news