Kronika 2026-07-15 15:12:00 Nga VNA

Konflikti i interesit largon Ilir Pandën nga gjykimi i rekursit të Veliajt

Ndaje në Whatsapp

Konflikti i interesit largon Ilir Pandën nga gjykimi i rekursit të

Edhe pse emri i gjyqtarit Ilir Panda ishte caktuar prej disa ditësh si pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtonte rekursin e Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë, konflikti i mundshëm i interesit nuk kishte tërhequr vëmendjen publike.

Ishte VNA që publikoi se Panda ndodhej në një situatë konflikti interesi, pasi më herët ishte tërhequr nga shqyrtimi i një çështjeje të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, duke deklaruar vetë njohje familjare me të. Në shkrim u ngrit pyetja se si i njëjti gjyqtar mund të ishte pjesë e trupës që do të vendoste për masën e sigurisë së Erion Veliajt, kur konflikti i interesit që kishte pranuar më parë nuk kishte ndryshuar.

Një ditë pas publikimit të këtij shkrimi, Ilir Panda ka paraqitur dorëheqjen nga trupa gjykuese dhe, sipas burimeve, dorëheqja e tij është pranuar.

Tërheqja e gjyqtarit vjen pasi emri i tij kishte qenë prej disa ditësh në përbërje të kolegjit penal, pa u evidentuar publikisht çështja e konfliktit të interesit. Me largimin e Pandës, Gjykata e Lartë pritet të caktojë një tjetër gjyqtar për të plotësuar trupën që do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës.

Vendimi i kësaj trupe mbetet kyç, pasi do të përcaktojë nëse Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim apo do të përfitojë një masë tjetër sigurie.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news