Kronika 2026-07-15 12:57:58 Nga VNA

Kreu i BKH-së sqaron operacionin në Durrës pa përfshirjen e Policisë: Kemi vepruar në përputhje me ligjin

Ndaje në Whatsapp

Kreu i BKH-së sqaron operacionin në Durrës pa përfshirjen e

Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, është pyetur në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me operacionin e zhvilluar në Durrës, ku u arrestua një prej personave të dyshuar si figurë kyçe në trafikun e kokainës, Adi Çoba.

Operacioni, i cili u zhvillua pa përfshirjen e Policisë së Shtetit, ka ngjallur diskutime mbi mënyrën e bashkëpunimit mes dy institucioneve ligjzbatuese. Në përgjigjen e tij, Keta u tregua i kujdesshëm, duke theksuar se marrëdhënia me Policinë e Shtetit vijon normalisht dhe se BKH nuk synon të konkurrojë strukturën më të madhe të zbatimit të ligjit në vend.

Sipas tij, hetuesit e BKH-së kanë vepruar brenda kuadrit të procedurës penale, pasi kanë identifikuar personin në kërkim dhe kanë kryer arrestimin.

“Ne kemi bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe nuk kërkojmë të konkurrojmë policinë, pasi ajo është organizata më e madhe ligjzbatuese në vend. Hetuesit e BKH-së kanë vepruar në përputhje të plotë me procedurën penale. Ata kanë konstatuar personin në kërkim dhe kanë kryer arrestimin. Këtë duhet të bëjë çdo hetues”, deklaroi Keta.

Megjithatë, fakti që operacioni u zhvillua pa përfshirjen e Policisë së Shtetit ka ngritur pikëpyetje mbi nivelin e besimit dhe koordinimit mes dy institucioneve. Nëse kjo ishte një zgjedhje e natyrës operacionale apo një pasojë e problematikave të mundshme të besimit brenda strukturave të Policisë së Shtetit, mbetet për t’u vlerësuar në vijim.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news