Bota 2026-04-23 20:46:01 Nga VNA

“Nuk mund të jem në favor të luftës”/ Papa Leoni XIV dënon konfliktin në Lindjen e Mesme: Njerëzve po u merret jeta padrejtësisht

Ndaje në Whatsapp
“Nuk mund të jem në favor të luftës”/ Papa Leoni

Papa Leoni XIV ka deklaruar se nuk mund ta mbështesë luftën mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ndërsa dënoi edhe vrasjen e protestuesve nga regjimi iranian.

“Nuk mund të jem në favor të luftës”, u tha Papa gazetarëve gjatë fluturimit nga Malabo një javë pasi presidenti amerikan Donald Trump e kritikoi për qëndrimin e tij ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Do të doja t’i inkurajoja të gjithë të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje që burojnë nga një kulturë paqeje dhe jo nga një klimë urrejtjeje dhe përçarjeje”, shtoi Papa.

Papa theksoi se bombardimet e Iranit nga SHBA-ja dhe Izraeli kanë krijuar një “situatë kaotike për ekonominë globale”, si dhe kanë prekur rëndë popullsinë civile.

“Një popullsi e tërë në Iran, me njerëz të pafajshëm, po vuan për shkak të kësaj lufte”, u shpreh Papa.

Duke vënë në dukje koston njerëzore të konfliktit, Papa tregoi se mban me vete një fotografi të një djali mysliman nga Libani, i cili kishte mirëpritur vizitën e tij vitin e kaluar dhe që më pas u vra gjatë luftës.

Në të njëjtën kohë, Papa Leoni XIV kritikoi edhe shtypjen e protestave në Iran. I pyetur nëse e dënonte dhunën ndaj protestuesve, ai u përgjigj: “Unë dënoj të gjitha veprimet që janë të padrejta. Dënoj marrjen e jetës së njerëzve, dënoj dënimin me vdekje. Besoj se jeta njerëzore duhet respektuar.”

“Kur një regjim merr vendime që u marrin padrejtësisht jetën njerëzve, atëherë padyshim që kjo është diçka që duhet dënuar”, përfundoi ai.

Video

Me sa gardistë duhet të “luftosh” për t’i marrë një reagim kryeministrit Rama?

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”

Batuta e Ramës pati sukses vetëm brenda partisë: socialistët u shkrinë së qeshuri.

Prej kohësh, komisionet parlamentare janë kthyer në një formalitet, ku batutat dhe akuzat politike zënë vendin e debatit për projektligjet. Fati i shumicës së tyre është paravendosur, ndërsa deputetëve u mbetet të luajnë shfaqjen e radhës para kamerave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news